Sport

Modriqi për pensionimin: Nuk mund të them se kur, po ndihem mirë

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Legjenda e Real Madridit, Luka Modriq, ka thënë që nuk e di se kur do të pensionohet, porse po ndihet mirë fizikisht aq sa për të luajtur futboll elitar.

“Nuk mund ta them se kur, ta shohim se si ndihem, por tani për tani, ndihem aq mirë fizikisht saqë jam i sigurt që ende mund të luaj futboll elitar”, ka thënë Modriqi për COPE-në.

“Mos ma shikoni moshën, ndihem shumë mirë”.