Sport

Modric para takimit ndaj Dortmundit: Është një ndeshje 50-50, po luajmë ndaj një ekipi të madh

By GAZETA SCANNER 1

June 01, 2024

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Para ndeshjes që zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 21:00, Luka Modric ka folur para mediave.

“Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe kemi shumë besim dhe qetësi për t’u përballur me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”, ka thënë fillimisht ai.

Kroati tutje shtoi se ndeshja sipas tij ka shanse 50-50 nga të dyja ekipet.

“Ndeshja është 50-50, ne po luajmë kundër një ekipi të madh që ka pasur një sezon të mrekullueshëm në Champions League”, tha ai,