Sport

Modric ia siguron fitoren Real Madridit, mposht Sevillën

By GAZETA SCANNER 1

February 25, 2024

Pavarësisht se janë një ekip “gjigant” në futboll kurrë nuk i dihet. “Galaktikët” e Real Madrid kanë hedhur mbrëmjen e kësaj të diele një hap shumë të rëndësishëm drejt titull kampion të La Liga, teksa në javën e 26-të të kampionatit spanjoll të futbollit kanë mundur më arenën e “Santiago Bernabeu”, “Andaluzianët” e Sevilla, me rezultatin minimal 1 me 0.

Sipari i golave u çel që në minutën e 10’-të, ku pas një pasimi “magjik”, të Vinicius Junior, anësori spanjoll, Lucas Vazquez dërgon topin në rrjetën e Nyland, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, rezultoi se goli ishte i parregullt, për shkak të një faulli, të shkaktuar në dëm të lojtarëve të Sevilla gjatë krijimit të aksionit.

Mirëpo anullimi i këtij goli nuk i mohoi festën “rekordmenëve” të futbollit spanjoll, pasi në minutën e 81’-të të sfidës, “dirigjenti” kroat i mesfushës, Luka Modric lëshon një predhë nga cepi i zonës, për të filluar festën, kësaj here “legjitime”, të tifozësve të “Los Blancos”, të cilët ishin të pranishëm në tribunat e “mitikut” spanjoll.

Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e futbollit evropian hedhin një “hap” të sigurtë drejt titullit kampion, teksa ngjiten në kuotën e 65 pikëve, me 8 pikë diferencë nga Barcelona e vendit të 2-të e 9 pikë nga Giroan e vendit të 3-të, mirëpo diferenca mund të ngushtohet me këta të fundit, që luajnë mbrëmjen e së hënës ndaj Rayo Vallecano. Në krahun tjetër, skuadra e Sevilla i jep fund serisë së 4 sfidave pa humbje teksa tashmë renditet në vendin e 15-të të tabelës, me 24 pikë.