Sport

MKRS licencon 26 federata sportive në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

May 12, 2023

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka licencuar 26 federata sportive në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, përmes një njoftimi në Facebook.

Federata e Kickbox-it, Federata e Futbollit dhe Federata e Shahut të Kosovës, janë federatat të cilat së fundmi janë licencuar në MKRS në përputhje me standardet e reja të qeverisjes së organizatave sportive.

Njoftimi i plotë:

Sikur edhe të gjitha federatat e tjera të licencuara më heret, edhe këto të trija, kanë marr licencën me kusht.

Kjo nënkupton se në afat prej 90 ditësh, federatat obligohen të plotësojnë kriteret e licencimit edhe për klubet e tjera anëtare të cilat në këtë fazë nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e parapara me udhëzim administrativ.

26 është numri i federatave të licencuara në MKRS. Afati i licencës është deri më 31 dhjetor 2024.