Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Ministrave të Minierave në Toronto të Kanadasë.
Tema e këtij samiti ishte “Minierat e përgjegjshme dhe tranzicioni energjetik”, ndërsa Mjeku foli mbi përkushtimin e Kosovës për burimet e pasura minerare, të cilat i posedon vendi ynë dhe ftoi investitorët që investojnë në këto burime.
Sipas ministrisë së Ekonomisë, Mjeku tha se Qeveria e Kosovës si synim ka nxitjen e efiçiencës së energjisë, ekonominë qarkore, përgjegjësinë mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse.
Ai shtoi se shtetet duhet të këmbejnë përvojat dhe të përsosin bashkë standardet ndërkombëtare të sektorit minerar, ndërsa theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi tregtisë me vende partnere që ushqejnë të njëjtat vlera demokratike.
Përndryshe ky samit njihet si ngjarja më e madhe e minierave në botë dhe mbahet çdo vit. Këtë vit është mbajtur nën organizimin e Shoqatës së Hulumtuesve dhe Zhvilluesve të Minierave të Kanadasë (PDAC), Forumi Ndërqeveritar mbi Minierat, Mineralet, Metalet dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, si dhe Forumi Ekonomik Botëror