Këshilla mjekësore

Mjekët gjinekologë ndalojnë këto ushqime për të gjitha gratë shtatëzëna

By GAZETA SCANNER 1

March 09, 2024

Të sillni në jetë një foshnjë, është një arsye e mirë për të vlerësuar edhe mënyrën tuaj të jetesës. Tanimë do të ushqeheni për dy veta (për vete dhe foshnjën), por kjo nuk do të thotë se duhet të hani dyfishin e asaj që keni ngrënë më parë.

Përkundrazi, mendoni sikur po hani dyfishin.Nëse mënyra juaj e të ushqyerit lë për të dëshiruar, ju pëlqejnë ushqimet e konservuara, shmangni vaktet apo konsumoni vetëm disa lloj ushqimesh, atëherë ka ardhur koha që të bëni disa ndryshime.

Gjatë periudhës së shtatzënisë është mirë të konsumoni shumëllojshmëri ushqimesh. Megjithatë, duhet t’u qëndroni sa më larg disave prej tyre, pasi mund të kenë efekte anësore. Mund të mos jenë ndërlikime serioze, por më mirë sigurohuni për çdo gjë.

1. Frutat e detit me përmbajtje të lartë merkuri. Frutat e detit janë burim i mirë proteinash dhe hekuri. Gjithashtu, prania e omega 3-shit në shumë peshq, mund të ndihmojë në zhvillimin e trurit të fetusit. Sidoqoftë, te disa peshq dhe guaska deti, përmbajtja e merkurit është në nivele të rrezikshme, dhe kjo mund të dëmtojë zhvillimin e sistemit nervor të foshnjës.

Në këtë kategori peshqish futet: peshku shpatë, peshkaqeni, skumbria dhe peshku me kapelë. Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (AUB) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (AMM), gratë shtatzëna mund të konsumojnë deri në 340 g fruta deti në javë. Kjo është e barabartë me dy racione mesatare karkalecash, salmoni, merluci sybardhë, merluci të zakonshëm apo peshku ton të konservuar. Shmangni peshkun ton të bardhë të konservuar duke konsumuar vetëm 170 g në javë.

2.Fruta deti të gjalla, të gatuara pak apo të kontaminuara. Është mirë që peshku dhe gocat e detit të mos konsumohen të pagatuara – si midhjet, molusqet – dhe frutat e detit të mos përdoren të ngrira apo të tymosura – si salmoni. Nësekonsumoni  peshk vendi, kushtojini rëndësi paralajmërimeve për peshqit e asaj zone ku është kapur, veçanërisht nëse ekziston rreziku nga ndotja e ujit. Nëse nuk arrini të gjeni asnjë informacion, kufizojeni sasinë e peshkut të kapur në ujërat lokale dhe konsumoni vetëm 170 g në javë, e më pas, mos konsumoni më asnjë lloj peshku gjatë gjithë javës. Pjesa më e madhe e frutave të detit duhet të gatuhen në temperaturën 65 gradë celsius.

3. Mishi, shpendët dhe vezët e gatuara pak. Nëse konsumoni ushqime të gatuara pak, ekziston rreziku i helmimit nga ushqimi, njëlloj siç mund të ndodhë te çdokush në fakt. Por duke qenë se jeni shtatzënë, mund të sëmureni më rëndë se një grua tjetër që nuk është. Ndonëse ndodh rrallë, ekziston mundësia që edhe foshnja të sëmuret. Për të parandaluar sëmundjet që mund të vijnë nga ushqimet, gatuajini mirë të gjitha llojet e mishrave para se t’i konsumoni. Përdorni një termometër për mishin, që të siguroheni se është gatuar sa duhet. Nëse do të përgatisni biftek, është mirë që ai të gatuhet mesatarisht, por sigurohuni që temperatura e brendshme të arrijë minimumi deri në 65 gradë celsius. Vezët konsumojini të ziera dhe të skuqura dhe mundohuni të mos konsumoni ushqime të gatuara me to, sepse në gjendje të pagatuar, veza mund të mbartë bakterin e salmonelës.

4. Mishrat e përpunuara. Gjatë procesit të përpunimit, mishrat mund të kontaminohen, sidomos nëse kalojnë në shumë faza. Problemi më i madh mund të jenë proshuta e tymosur, sallami apo salsiçet, që mund të jenë burime të një sëmundjeje të rrallë, por shumë të rrezikshme që përcillet përmes ushqimeve dhe quhet listerioza.

Listeria zhvillohet në temperatura të ulëta, ndaj nuk mund t’i rezistojë nxehtësisë. Sigurohuni që salsiçet dhe mishrat e përpunuara të gatuhen plotësisht dhe të ruhen si duhet. Rreziku zvogëlohet nëse mishi gatuhet plotësisht.

Edhe ngrohja e tij e bën më të sigurt konsumimin. Gjithashtu, nuk duhet harruar se shumica e mishrave të përpunuara, veçanërisht ushqimet që mund të ruhen në temperaturën e ambientit (ato nuk kanë nevojë të futen në frigorifer), përmbajnë shumë natrium, i cili mund të shkaktojë fryrje gjatë shtatzënisë.

5. Produktet e papërpunuara. Produktet bulmetore me pak yndyrë mund të jenë një element i shëndetshëm i dietës, por nuk duhet të konsumoni asgjë që përmban qumësht të papërpunuar, sepse mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh.

Mundohuni të shmangni sa më shumë djathërat e buta, si djathin Brie, djathin e bardhë, djathin Camembert dhe djathin blu, vetëm kur në etiketën e tyre shkruhet që janë prodhuar me qumësht të përpunuar. Mos konsumoni as pije të papërpunuara.