Lajme

Mitrovicës i shtohet edhe një fabrikë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se kësaj komune do t’i shtohet edhe një fabrikë, ajo për riciklimin e mbeturinave.

Këtë lajm Bahtiri e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.

“Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për reciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë. Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetra vende të reja pune”.

“Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t’u shitur, me çka do ta zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që hudhen ne deponi për më shumë se përgjysmë”, ka shkruar Bahtiri. /GazetaScanner/