Një grua në Mitrovicë dyshohet se është kanosur përmes telefonit në vazhdimësi nga ish-bashkëshorti i saj.
Ndër të tjera, ajo raportoi në polici, se i dyshuari i kishte shkuar edhe në banesë, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur përmes telefonit dhe duke i shkuar te dera e banesës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë