Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka ndarë disa pamje nga pjesa e bufesë ku ushqehen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga fotografitë e publikuara, shihet se menyja e ushqimit ka ofruar disa zgjedhje, si makarona me djathë, gjellë, kaqikë pule, pire e të tjera.
“Për kureshtarët, kjo është menya e ushqimit që po u shërbehet pjesëtarëve të FSK-së sot”, shkroi Gashi në postimin e saj në Facebook.
Ndryshe, prej ditësh ka qenë temë diskutimi çështja e ushqimit të pjesëtarëve të FSK-së.
Kjo pasi kishte skaduar kontrata e tenderit më 30 shtator, ndërsa kontrata për tenderin e fundit të shpallur nuk është nënshkruar ende dhe si rrjedhojë, s’ka filluar ende të zbatohet