Rozë

Mirlind Daku i bën vetes dhuratën luksoze

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

Futbollisti shqiptar, Mirlind Daku i ka bërë vetes një dhuratë aspak të lirë.

Përmes një postimi në Instagram, futbollisti ka zbuluar se ka blerë një makinë të re.

Makina luksoze është i tipit “Lamborghini” dhe Daku duket mjaftë i lumtur.

“Jeta është e mirë ”, ka shkruar futbollisti krahas fotos.

Ai veturen e regjistroi me targa Gjilanase.