Analisti Ilir Mirena ka kthyer në kujtesën e opinionit publik gjuhën ofenduese të partisë në pushtet kundër njërit nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare të saj e kishte quajtur ‘kriminel‘ ish-kryeparlamentarin Veseli.
Mirena kujtoi këtë shkrim të VV’së të vitit 2016, duke thënë se nuk kemi arsye të acarohemi me përfaqësuesin e lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell për deklaratat e tij ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Gjykatës Speciale. Kjo pasi që gjuha e kosovarëve është më vulgare.
“Para se t’bahemi nervoz me deklaratat e Borellit per Gjykaten Speciale dhe Hashim Thaçin, qe se si i jane referu vendoret – VV e Albin Kurtit ne faqen e tyre zyrtare – njerit nder figurat kryesore te UÇK’se, Kadri Veselit…“, ka shkruar Mirena.
Sot Borrell ka përmendur arrestimin e ish-presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale, gjatë një fjalimi të tij në Forumin për Drejtat e Njeriut me temën “Ndaloni mosndëshkimin – Rruga drejt llogaridhënies dhe drejtësisë”.
Ai përmendi edhe Kosovën dhe Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Ne po krijojmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet post-konfliktit dhe këtu dua të përmend Kosovën, Dhomat e Specializuara të Kosovës. Misioni ynë policor në Kosovës (EULEX) ishte i ngarkuar për ta arrestuar derisa ai ishte president dhe e dërguan atë në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.
Kujtojmë se, ish presidenti Hashim Thaçi po qëndron në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159622602955326&id=601655325&mibextid=Nif5oz