Lajme

Mirena: Qysh me ardh VV në debate? Njëherë erdh Peci e u bë gaz i botës me motrën e zëvendësit të vet

By GAZETA SCANNER

January 08, 2025

Gazetari Ilir Mirena duke folur për bojkotin e shpallur nga Vetëvendosja ndaj mediave dhe programeve kryesore të debateve politike, e ka quajtur përveç panikës për t’u ballafaquar edhe mungesë të kuadrove.

Mirena tha që “njerëzit i pyesin thjesht, çka bëtë me 14 milardë euro buxhet?”.

“A mundet mo Faton Peci me ardh? Njëherë erdh dhe u bë gaz i botës, bashkë me atë zëvendësin e vet për motrën e tij”, tha Mirena në Pressing të T7.

“Përpos panikës, edhe mungesa e njerëzve. VV nuk i ka dy njerëz, e as kryeministri nuk është në gjendje me dalë me u ballafaqu. Kjo parti asnjë njeri të vetëm nuk e ka në kapacitet me dalë me gazetarë, as me ndonjë të ri. Mungesë të tmerrshme të kuadrove, kqyrja listën. A guxon Rozeta me dalë me u ballafaqu këtu?”, tha Mirena.