Lajme

Mirena: Pse LDK nuk del me sqaru se a ka qenë Imer Imeri pjesë e saj?

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2023

Gazetari Ilir Mirena ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK duhet të dalë e të sqarojë nëse Imer Imeri e përfaqëson atë si subjekt.

Imeri Imeri pranoi dje se është dëshmitar në Gjykatën Speciale. Ai është vëllai i Haki Imerit, të vrarë pas luftës.

“Cka kemi pa ditëve të fundit është një defilim nëpër studio televizive të njerëzve që paraqiten si anëtarë të partive politike, pra si të LDK-së. E ne nuk kemi parë reagim. Pse LDK nuk del me sqaru se a ka qenë Imer Imeri pjesë e saj?”, tha ai.

“Një pjesë e njerëzve po mundohen të fitojnë një betejë morale, se krejt ajo çfarë po ndodhë në Hagë është një drejtësi që duhet të vendoset në vend. Nuk dyshoj se duhet të vendoset”, shtoi Mirena.   “Një familjar të tij, mbrëmë dhe parmbrëmë e pamë kur ishte në një debat televiziv. Flet mbarë e mbrapsht dhe vazhdimisht del e flet si zyrtar i LDK-së. LDK i takon të dalë e të flas se kush është ai njeri dhe a i takon kësaj partie”, përfundoi Mirena.