Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas ndërtimit të nënkalimit të ri në Ferizaj, duke përmendur edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Mirena në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë:
“Paramendoni te kish ba dikush i VV’se kete veper, te shpija na kishin ardh çdo dite per me na kallxu. K’ta syte po dojne me na i nxjerre me nje Ure te Saradranit…”.
Në fund, gazetari ka shkruar se nënkalime të tilla do të duhej të ndërtoheshin edhe në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Shiheni more çfare nenkalimi ka ba Ferizaji!
Nje bravo e madhe per Komunen dhe kryetarin e saj, Agim Aliun! Paramendoni te kish ba dikush i VV’se kete veper, te shpija na kishin ardh çdo dite per me na kallxu. K’ta syte po dojne me na i nxjerre me nje Ure te Saradranit…
Perndryshe, nenkalimet jane zgjidhja me e mire per tollovite neper mjediset e medha urbane. Nenkalime te tilla do ta kishin pshtu edhe Prishtinen…