Lajme

Mirena pas fillimit të hetimeve ndaj Liburn Aliut: I fundit do të jetë kryeministri

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Analisiti i politikës, Ilir Mirena, ka reaguar pas publikimit që kanë filluar hetimet e Prokurorisë ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu me rastin e faljes së borxheve për kompanitë e ujit.

Mirena ka thënë se nuk ka mbetur askush nga ekipi i kryeministrit, Albin Kurti, pa u hetuar.

Ai beson se edhe kryeministri Kurti do të hetohet.

“Se besoj qe dikush prej ekipit te Albin Kurtit, ministrave dhe zv/ministrave, ka me mbet pa u hetu nga prokuroria speciale. I fundit do te jete kryeministri…”, ka shkruar ai në Facebook.