Gazetari Ilir Mirena – me ç’duket në humor të mirë – ka shkruar për deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosja e që themeluan listën “Famija” duke shtruar pyetjen se në mos Duda Balje – deputete që pandeh të shpreh qëndrime konservatore – do t’i bashkohej atyre.
”E Duda Balje a po i bashkohet ktyre deputeteve familjare qe iken prej VV’se, ktyre qe e kane vendos me na e mbrojte familjen? Lista Familja s’mund te quhet Familje pa Duden. E duam Duden ne Familje!…😊”, ka shkruar Mirena.