Lajme

Mirena, Kusari-Lilës: Po të mos ishte Ramushi dhe UÇK-ja, sot Radoiçiqi do të bënte biznes në Gjakovë

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Analisti Ilir Mirena i ka reaguar Mimoza Kusari-Lilës, e cila në seancën e sotme aludonte në lidhjet e Ramush Haradinajt me Milan Radoiçiqin.

Mirena ia ka rikujtuar deputetes së VV-së se po të mos ishte Haradinaj dhe UÇK-ja Radoçiqi sot do të bënte biznes në Gjakovë.

“Mimoza Kusari – qe tashme u deshmua qe ka bashkepunuar me terroristin Radojçiq kunder veteraneve te UÇK’se – aludoi per lidhjet e Ramush Haradinajt me Radojqiqin. Veç nje sen duhet me e dite, qe po t’mos ishte Ramush Haradinaj dhe UÇK’ja, sot, ne 2024, Radojqiqin e kishe pas tuj u sill e tuj ba biznes ne Gjakove, dhe Mimoza do t’kishte fol direkt me te n’çarshi t’Gjakoves…”, ka shkruar Mirena.