Analisti politik Ilir Mirena, ka reaguar ish-zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, i cili ka thënë se ka edhe komandant të UÇK-së që kanë qenë pjesë e BIA-së.
Mirena, i cili ka qenë pjesë e UÇK-së, ka kërkuar nga prokuroria që të intervistoi personin në fjalë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse Gashi nuk tregon emrat, atëherë i bije që ai vet është në shërbim të BIA-s
“Kete tipin, qe s’po e njoh kush eshte, qe Ermal Panduri dhe TV Dukagjini ia jep shansin me fol sene te tilla, ishte deshte neser me e thirre policia e prokuroria me e pyet kush jane keta njerez te UÇK’se qe po punojkan ne BIA’n serbe. Nese s’ka emra, kjo i bjen qe ky vet eshte ne sherbim te BIA’s per me e njellos UÇK’ne dhe me e amortizu arrestimin e udbashve te BIA’se qe ndodhi javeve te fundit ne Kosove…”, ka shkruar Mirena në profilin e tij në “Facebook”.