Lajme

Mirena: Është me vlerësu Edi Ramën që nuk po rrëshqet ne inatet provinciale të Ballkanit

By GAZETA SCANNER 1

February 28, 2024

Analisti Ilir Mirena ka thënë se kryeministrit shqiptar Edi Rama po refuzon të bjerë në inatet e provincialeve të Ballkanit dhe po shfaq maturi diplomatike duke mos u përfshirë në inatet personale ndaj Vjosa Osmanit.

Ai theksoi se edhe pse ka pasur tensione të mëparshme për shkak të fjalimit “të keq” të Osmanit në Parlamentin e Shqipërisë, kryeministri shqiptar po shfaq një nivel profesionalizmi duke ecur përtej inatit të zakonshëm politik.

“Është me vlerësu Edi Ramën që nuk po rrëshqet ne inatet provinciale të Ballkanit. S’po mban inat ndaj Vjosa Osmanit, e cila ka mbajtur fjalim shumë të keq në Parlamentin e Shqipërisë kur është zgjedhë. Nga ajo arroganca e 51% që e fituan në Kosovë menduan që po e pushtojnë krejt rajonin, megjithatë Rama sot nuk bjen rob dhe nuk bjen në këto nivele që me i mbajtë inatet personale”, deklaroi Mirena në “Pressing”.