Në Kuvendin e Kosovës është miratuar paga minimale në vlerën prej 264 euro neto.
E ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar duke thënë “Më në fund!”.
Projektligji i cili mundëson rritjen e pagës minimale është votuar sot në lexim të dytë.
Për këtë projektligj kishte 60 vota për dhe një abstenim.
I njëjti ka qenë çështje e diskutueshme për shkak të veteranëve të cilët kërkonin që të përfshihen në pagën minimale.