Lajme

“Miqtë e Amerikës” festojnë ditëlindjen e 78-të të ish-presidentit Clinton

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka festuar 78-vjetorin e lindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, raporton Ekonomia Online.

Kryetari kësaj shoqate, Agim Rexhepi, tha se në këtë mënyrë shprehin falënderimet për dhënien e urdhrit NATO-s për çlirimin e Kosovës.

“Kjo është me tregu që populli i Kosovës është falënderues për veprimet që i kanë bërë SHBA me aletet për Kosovën dhe Shqipërinë. Presidenti Clinton ishte ai që dha urdhrin për intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe shumë presidentë të tjerë. Po e respektojmë institucionin e Presidencës së Amerikës, kështu respektojmë edhe shtetin tonë”, u shpreh Rexhepi.

E pranishme ishte edhe këngëtarja Shkurte Fejza, e cila e quajti ish-presidentin Clinton si mik të madh të shqiptarëve.

“Po ndihem e privilegjuar për këtë moment që ma dhuruat. Emri i tij është gdhendur ne çdo zemre të shqiptarëve. Ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve qe ju gjete Kosovës në kohët më të vështira. Është ndër personalitet me të zgjuar që ka bota”, tha këngëtarja