Lajme

MINT-i ndan edhe 1 milion euro për Parkun Industrial në Opterushë

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, kanë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e financimit të fazës së dytë për ndërtimin dhe funksionalizimin e Parkut Industrial në Opterushë.

MINT-i përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, në këtë fazë do të investojë një milion euro në sipërfaqe prej 35 hektarësh.

“Ky park do të ofrojë më shumë hapësirë për bizneset tona dhe së shpejti do të jetë në shërbim të tërheqjes së investimeve, krijimit të vendeve të punës, stimulimit të inovacionit dhe avancimit industrial me nxitje e diversifikim të eksporteve dhe integrim në zinxhirin global të vlerës”, thuhet në njoftimin e MINT-it.