Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po qëndron në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës.
Ajo ka takuar atje dy homolegët e saj, ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë, Ulsi Manja dhe ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.
Ministrja Haxhiu ka publikuar disa fotografi ku shihet buzë detit me dy homolegët e saj, ndërsa ka shkruar se “Vlora i bashkon”.
“Vlora na bashkon – me 2 homologët e mi shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Ulsi Manja dhe Krenar LLoga!”, ka shkruar ministrja Haxhiu.