Lajme

Ministrja e Jashtme finlandeze arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

By GAZETA SCANNER 1

September 05, 2024

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen ka arritur në Kosovë.

Ajo është pritur nga homologia e saj, Donika Gërvalla në aeroportin e Prishtinës.

Me Gërvallen, Valtonen do të mbajë edhe konferencë për media, ndërkohë gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.