Lajme

Ministria e Shëndetësisë konfirmon dorëheqjen e Naser Ramadani nga IKShPK-ja

By GAZETA SCANNER 1

August 22, 2024

Naser Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo ministri njofton se e ka pranuar dorëheqjen e Ramadanit me datën 14 gusht të këtij viti, dhe ka caktuar DR. Afërdita Barakun si ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të IKShPK-së.

“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së. Me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”, thuhet në njoftim.