6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:

– Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”;

– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;

– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe

– Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199.

Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit