Kulturë

Ministria e Kulturës: Nga tërmeti janë shkaktuar dëme të rënda në monumente

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë kanë bërë me dije se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës.

Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë kanë theksuar se ato nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. /Ndërtimi.info/