EkonomiLajme

Ministria e Infrastrukturës ka lëshuar leje fluturimi për ‘Air Mediterrane’ më pas e ka tërheq

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka mohuar se i ka lëshuar leje kompanisë ‘Air Mediterranee’, e më pas e ka revokuar atë.

Kompania në fjalë gjatë ditës në një konferencë për media ka akuzuar se Ministria e Infrastrukturës i ka lëshuar leje dhe brenda ditës e ka revokuar lejen për fluturim të një aeroplani.

Por, kjo është mohuar nga Zyra për media e kësaj Ministrie.

“Ministria e Infrastrukturës nuk ka lëshuar asnjë leje, për kompanitë ajrore. Kompanitë ajrore të cilat nuk posedojnë licencë nga autoritetet Kosovare nuk lejohen të aterojnë në Kosovë” , thanë nga zyra për media e Ministrisë së Infrastrukturës për KosovaPress.

Gjatë ditës Kompania ‘Reiseburo Prishtina’, në një konferencë për media kanë thënë se Ministria e Infrastrukturës më 7 shkurt ka lëshuar leje fluturimi për ‘Air Mediterranee’, dhe po të njëjtën ditë rreth orës 22:00 të mbrëmjes e ka revokuar këtë leje për fluturim.

Këto kompani kanë paralajmëruar se do ta padisin Ministrinë për siç kanë deklaruar “shkelje ligjore”.