Lajme

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal njofton për vdekjen e Nazmi Halimit

By GAZETA SCANNER 1

October 08, 2024

Ka vdekur Nazmi Halimi, drejtor në Ministrisë së Administrimit Lokal.

Për këtë ka shkruar Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal, të martën, duke shprehur kështu ngushëllime.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, me datë 08.10.2024, kolegu ynë Nazmi Halimi është ndarë nga jeta. Drejtori Nazmi Halimi ishte një profesionist i shkëlqyer dhe një mik i vërtetë për të gjithë ne”.

“Puna e tij dhe sjellja e tij kolegial do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.  Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve në këtë moment të vështirë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.