E gjeti veten në një predikament të madh mbrëmë në Pressing të T7 kur u zu ngushtë për çështje nepotike të punësimit të motrës të zëvendësit ministrit Gashani.
Por, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pas reagimit që për këtë çështje bëri Lirim Mehmetaj, ka paralajmëruar padinë e dytë ndaj këtij të fundit.
“I tërbuari Lirim M. Do përballët me padinë e dytë!”, shkroi Peci.
Postimi i plotë:
“Punësimet familjare janë veç një aspekt krejt i vockël kriminal i kriminelit Faton Peci”
I tërbuari Lirim M. Do përballët me padinë e dytë!
Ai (dhe cilido në këtë vend) para gjykatës le ta tregojë se kush janë familjarët e mi të punësuar në institucione para dhe pas marrjes së detyrës sime si Ministër!
Nëse dikush ka predispozitë dhe simptoma për të qenë kriminel me përmasa rajonale prej daktilografi, ai është i tërbuari Lirim M!