Lajme

Ministri Nenad Rashiq kundër ndërtimit të nënstacioneve në veri: Nuk është mënyrë e komunikimit me qytetarët

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka dalur kundër ndërtimit të stacioneve të Policisë në veri.

Ai ka thënë se kjo mënyrë e komunikimit nuk është më e mira për qytetarët.

“Ajo mënyrë e komunikimit me qytetarët nuk është më e mira, për faktin se numri i stacioneve është në rritje. Edhe pse mund të kenë munguar aty, nuk e di nëse për këtë po bëhet. Përsëri, ky është tregues negativ”, ka thënë Rashiq në një prononcim për mediumin në gjuhën serbe “Kim”.

“Ka pasur të paktën tre-katër rekrutime, e di që kanë qenë rreth 200 apo 300 policë të saporekrutuar, që mendoj se është mënyra për të arritur besimin. Nëse këta të rinj punësohen si policë, popullsia vendase i njeh dhe për rrjedhojë ngjall besim të ri”, tha ai.

Rashiq foli edhe për rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.

“Është gjithmonë mirë të kemi takime, pavarësisht nëse e konfirmoni sërish të njëjtën gjë – se nuk ka marrëveshje. Arsyet janë të qarta, në këtë rast këtu fillon fushata parazgjedhore dhe në Beograd shihet se ka disa lloje tensionesh, prandaj nuk hyjmë në analizën e kësaj. Por, sipas zakonit të keq të vjetër, ndoshta do të kthehen pa marrëveshje”, ka thënë ai.