Lajme

Ministri Maqedonci viziton Komandën e Forcave Speciale Turke

By GAZETA SCANNER 1

January 30, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot vizitoi Komandën e Forcave Speciale Turke, me ç’rast u prit në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Omer Ertugrul Erbakan.

Gjatë takimit u diskutua rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së.

“Ministri Maqedonci falënderoi Gjeneralin Erbakan për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.