Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit, Itamar Ben Gvir bëri thirrje për autoritetet turke për arrestimin e futbollistit izraelit Sagiv Yehezkel në Turqi.
Politikani e quajti Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan një “nazist ” dhe u kërkoi izraelitëve të bojkotojnë çdo gjë turke.
“Turqia vepron ndaj lojtarëve izraelitë dhe ndaj çdo gjëje izraelite nga distanca, me nazizmin. Erdogan është një nazist i plotë. Unë u bëj thirrje izraelitëve të mos udhëtojnë në Turqi, të mos blejnë asnjë produkt turk dhe të mos i mbështesin financiarisht,” shkroi Ben Gvir në faqen e tij në rrjetin social X.
“Shteti i Izraelit dhe qytetarët izraelitë nuk duhet të tregojnë butësi ndaj Turqisë. Ne nuk do të lejojmë të na shkelin”, shtoi ministri.