Lajmest-slider

Ministri Ismaili reagon pas dërgimit të Ligjit për pagat në Kushtetuese

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë së është i zhgënjyer me çështjen e zvarritjes së Ligjit për pagat pas dërgimit të tij në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

“Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje. Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë”.

“Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë. Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese. Punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe vendimi duhet të vijë sa më parë”, ka shkruar Ismaili në profilin e vet zyrtar në “Facebook”.