Lajme

Ministri gjerman uron në shqip: Rroftë Pavarësia e Kosovës (Video)

By GAZETA SCANNER 1

February 23, 2024

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka organizuar pritje për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës.

Në pritjen e organizuar nga ambasada, fjalim mbajti edhe ministri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit, Cem Ozdemir, i cili në shqip tha “rroftë Pavarësia e Kosovës”.

Ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se Kosova është e bekuar me miqësinë tradicionale dhe historike me shtetin dhe popullin gjerman.