Lajme

Ministri gjerman i Mbrojtjes nesër në Prishtinë, takohet edhe me Osmanin

By GAZETA SCANNER 1

February 04, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër (e hënë)do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Takimi me të parën e shtetit tonë do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.

Pistorius gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Pistorius do të takohet edhe me homologun kosovar, Ejup Maqedoncin.