Lajme

Ministrave dhe deputetëve u rriten pagat për 82 euro, tani do t’i marrin 1 mijë e 804 euro

By GAZETA SCANNER 1

January 29, 2024

Ministrat dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të marrin paga me rritje në fund të këtij muaji.

Pagat e tyre do të rriten për 82 euro.

Nga 1 mijë e 722 euro paga e tyre shkon në 1 mijë e 804 euro nga janari I këtij viti.

Pagat e tyre rriten pasi koeficienti i pagave për këtë vit është rritur në 110 euro nga 105 sa ishte në vitin e kaluar.