Ballina

Ministi i Jashtëm i Shqipërisë takon Talat Xhaferin në Shkup, e siguron për mbështetjen e Tiranës

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2024

Pas vizitës zyrtare në Kosovë, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkuar edhe në Maqedoni të Veriut.

Ai, me anë të postimi në platformën X, sot ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

“Me kryetarin e Kuvendit ,Talat Xhaferi, i cili  do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut. E sigurova për  mbështetjen time personale dhe të Shqipërisë në këtë detyrë që ai merr së shpejti”.

“Ne mbështesim dhe inkurajojmë vazhdimin e përpjekjeve dhe arritjeve të Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike të bazuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të Ligjit të Gjuhëve”, ka shkruar Hasani.