Lajme

“Minishengeni” në hotelin e të strehuarve?!

Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë qëndruar kryeministri Edi Rama, së bashku me Zoran Zaev, Milo Gjukanoviç dhe Aleksandar Vuçiç. Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë kanë parë nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku ata kanë shkuar edhe në hotelin “Harmonia”, ku janë të vendosur mbi 250 persona të prekur nga tërmeti, duke pirë edhe kafe në restarorantin e hotelit, ku ushqeheshin të strehuarit!

Zaev, Gjukanoviç dhe Vuçiç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.