Lajmest-slider

Mimoza Kusari: LDK-ja mos ta përdorë emrin tim, ligjërisht jam deputete e LV-së

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ligjërisht ajo është deputete e partisë së Albin Kurtit.

Kusari-Lila  në “RTV Dukagjini”,  ka thënë se ka garuar bashkë me Vetëvendosjen dhe sipas saj “ligjërisht Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend”.

Ajo ka thënë se pavarësisht se përfaqëson Alternativën nuk dëshiron që dikush të përdorë këtë situatë për kalkulime pas zgjedhore.

“Është jokorrekte nga LDK-ja të përdorë në thelb emrin tim për një qasje të bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Çka do të ndodhte nëse Nisma nuk do ta kalonte pragun e që atëherë LV do të kishte 32 deputetë e LDK 29?”, ka pyetur Kusari-Lila.