Kosova ka barazuar 2:2 mbrëmë me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Ky barazim sado pak i mban gjallë shpresat e “Dardanëve” për kualifikim historik në Kampionat Evropian.
Pas kësaj ndeshje ka reaguar ylli i Kosovës, Milot Rashica. “Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar ai një “Facebook”, duke ia bashkangjitur postimit edhe disa fotografi nga ndeshja e mbrëmshme.