Besiktas e ka fituar Kupën e Turqisë duke mposhtur në finale Trabzonspor.
Skuadra ku ndodhet edhe Milot Rashica, iu gëzua fitores në minutën e fundit, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 3:2.
Mysafirët e nisën për mrekulli, duke kaluar në epërsi përmes Paul Onuachu që shënoi nga afërsia (13’).
Ndërsa, Besiktasi e barazoi rezultatin në përfundimin e pjesës së parë përmes Rachid Ghezzal, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (45+3’).
Besiktas më pas e përmbysi, me Salih Ucan që realizoi pas një harkimi fantastik të Mulekas (54’).
Trabzonspor arriti ta barazonte një minutë pa përfunduar koha e rregullt, me Nicolas Pepe që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (89’).
Sidoqoftë, kur askush s’e priste në skenë doli Al Musrati që vulosi fitoren e madhe pas një topi të kthyer (90+4’).
Ky është trofeu i dytë për Rashicën në Turqi, pasi e fitoi edhe titullin në vitin e parë sa ishte pjesë e Galatasarayt.