Rozë

Miley Cyrus ka dy fjalë pas suksesit të albumit të fundit

Miley Cyrus ka pak kohë që publikoi albumin “Plastic Hearts”, por i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Përmes një postimi, artistja bëri të ditur se albumi i saj qëndroi për gjashtë javë i pari në tabelë.

E gjithë kjo falë mbështetjes së fansave të saj, andaj Miley falënderon publikisht të gjithë ata që e përkrahën.

Këngëtarja pret me padurim që të përfundojë pandemia dhe të festojë për këtë album.

Miley pritet që edhe gjatë këtij viti të realizojë shumë projekte të reja muzikore.