Sport

Milani mposht Torinon dhe merr kryesimin në tabelë

Milani ka triumfuar me rezultat minimal ndaj Torinos, në duelin e xhiros së 10-të në Serie A.

Goli i vetëm i shënuar i ndeshjes ishte ai i Olivier Giroud i cili realizoi në minutën e 14-të nga një top i devijuar nga Krunic, pas një rivënie nga këndi.

“Kuqezinjtë” tani arrijnë fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, dhe marrin përkohësisht lidershipin me 28 pikë të mbledhura, me nëntë fitore dhe një barazim pas 10 xhirosh.

Me këtë fitore, “Rossonerët” kanë shkruar histori, shkruan ‘OptaPaolo’.

 AC Milan ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e tyre fillestare në një sezon në Serie A për herë të dytë në historinë e tyre, pasi e bëri këtë në sezonin 1954/55, nën drejtimin e Béla Guttmann (9 fitore, 1 barazim).