Lajme

Milaim Zeka: Kjo Qeveri po na qet faqen e zezë

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar sërish sot pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth kthimit të Behxhet Pacolli, në Kosovë, e për të cilin Vitia tha se si të gjithë qytetarët tjerë edhe ai duhet t’i nënshtrohet rregullave të karantimit.

Pacolli kishte marrë leje nga Ministria e Infrastrukturës që të vinte me aeroplan privat në Kosovë, e që supozohej të merrte pjesë edhe në seancën e votimit të Qeverisë së re, shkruan Scanner.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Behxhet Pacolli, për moslejimin e kthimit në Kosovë, duke e quajtur qeverinë primitive dhe diktatoriale.

Zeka dje e quajti këtë akt të turpshëm, duke shkruar se kjo vetëm që është turp, po edhe vepër penale, nëse deputeti pengohet në kryerjen e detyrave të tij.

Ndëkaq, sot ka thënë se kjo Qeveri se po na qet faqen e zezë, ndërkaq ka pyetur se pse nuk po ndërhyn Vjosa Osmani.

“Një veprim të tillë barbar, nuk mundesh me e gjetë as në vendet më diktatoriale. Po ma shumë se këta po më habit mosreagimi i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, pse jo, edhe gruaja e ambasadorit amerikan!”, shkruan ai.

Shkrimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Pse po na qet faqen e zeze kjo qeveri?!

Pse nuk nderhyne Vjosa Osmani?!

Reagim per bllokimin e Pacollit

Nabani hore para krejte botes. Na prishi me te gjithe miqte nderkombetar per punen e takses, pastaj edhe e heqi, edhe nuk e heqi.

Lufte me rrethoja. Si kmerte e kuq ne Kamboxhia, qe hudhnin nga dritaret shporeta e frigorifer, sepse “ishin veper e borgjezise”!

Kjo qeveri talibane, tash i ka shpalle lufte Parlamentit. E ka blloku deputetin Behgjet Pacolli ne Zvicer, jo puna e koronavirusit, po puna e votes.

Nje veprim te tilla barbar, nuk mundesh me e gjete as ne vendet ma diktatoriale. Po ma shume se keta po me habite mos reagimi i Kryetares te Kuvendit, Vjosa Osmani, pse jo, edhe gruaja e ambasadorit amerikan!

Per keta qe Albini ua ka shperla trurin: A e dini ju qe lideri juaj shpirteror ka leju me hy ne Kosove 30 mjek serb, te cilet as nuk kane hy ne karantine, as nuk kane licensa te punes?!

Ju qe po thoni se çka ka lidhje qe eshte deputet?!