OPINIONE

Miku amerikan (Mos e sjellë punën që Amerika mos të ketë mundësi të të ndihmoj)

Shkruan: Ramiz Kelmendi

-Targat dhe rrezikimi i të ardhmes së Kosovës? A ja vlen, a duhet të mendojmë dhe a duhet konsultuar dhe pse të sjellim mikun Amerikë -i vetmi i mbetur që mos të ketë mundësi të të mbështes!

-Sot kishim edhe protesta të femrave?! A thua ligji për targat qenka ligj diskrimiues gjinor, sa e pavërtet, por të mos ishte qëllimi që ti izolojë miket në Europë që janë zëri i Kosovës. Po, nesër mund të dalin edhe nxënësit me pretekst të njejt (mund t’ju them që Fadil Hoxha ishte anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë, ishte hero kombëtarë, protesta e femrave e degradoj deri në zhdukje).

-Protestat në Graçanicë, e protesta me rradhë që të gjitha për të ngritur qytetarët e Serbisë në Mbështetje të Aksioneve të mundshme ushtarake, në emër të mbrojtjes së qytetarëve serb (të njëjten metodë e përdorën në republika srpska Kraina -si pjesë e Kroacisë por kërkesat jo-njerëzore arritën që mos të ketë me qytetar serb dhe mos të ekzistojë Republika Srpsa Kraina).

-Tani, Institucionet duhet të kenë kujdes, sepse politikat e drejta edhe pse të drejta duhet prolonguar me pretekst të ndryshme, zgjatja për 48 orë, të ndihmoj që fokusi të kthehet në dialog politik ndërshtetëror e jo dialog teknik, kjo sepse, ekziston rrezikuar që heronjët, dëshmorët dhe shumë luftëtarë tu shkojë dëme gjaku i derdhur, duke u bërë një Kosovë e cunguar.

-Duhet me kujdes të veprohet kundërshtimet që bëhen ndaj individëve me pozita të larta institucionale si në SHBA dhe në EU, sepse miqësia mes tyre në këto institucione që kanë do na kthehet në armiqësi të qëndrueshme ndaj shtetit të Kosovës, siç u vërejt sot duke e hequr nga rendi i ditës liberalizimin e vizave.

-Duhet aktivizuar afaristat shqiptare me nam në Amerikë që të na nxjerrin nga kjo situatë e rëndë politike, ashtu siç ishte atdhetare Harry Bajraktari që solli senatorin në Kosovë dhe asnjë nga institucionet nuk e falënderuan publikisht këtë iniciative (ardhjet e tilla kanë kosto, por atdheu është më i madh se kostot).

Amerikë o Amerikë, ti ke një mençuri të lartë dhe zotësi të madhe që ta nxjerrë Kosovën nga këto halle.
(O Shqipëri, o Shqipëri kush të ka qitë me krye në hi, ti ke pas kenë nji zonje e randë që burrat e dheut të thirrshin nanë).

Ramiz Kelmendi