Lajme

Miftaraj: Vuçiqi është një mashtrues dhe rrenc patologjik

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2022

Drejtori i institutit të Kosovës për Drejtësisë, Ehat Miftaraj, ka thënë se presidenti serb Aleksander Vuçiq është një rrenc patologjik.

Ai ka bërë me dije se këtë e ka treguar edhe në takimin që ka pasur sot me Admiralin e NATO-s, Stuart Munsch.

Sipas tij, liderët perëndimor duhet ta kenë durimin të madh kur të takohen me këtë mashtrues.

Postimi i plotë:

Se Vuciqi eshte nje mashtrues dhe rrenc patologjik, deshmon takimi i tij me Admiralin e NATO-s, Stuart Munsch.

Vuciq kerkon nga admirali Munsch te mbrohen serbet ne Kosove. Kercenuesi, shkelesi me i madh i te drejtave dhe lirive te serbeve ne Kosove eshte vet Vuciq dhe aparati i tij shteteror. Njerezit e tij te aferte sot po hetohen dhe gjykohen ne Kosove per vrasjen e Oliver Ivanovic, ish politikan serb ne republiken e Kosoves.

NATO, shtetet perendimore dhe perfaqesuesit e tyre duhet te kene durimin e botes, me vet faktin se duhet te takohen me nje mashtrues te tille, te degjojne dhe bisedojne me te njejtin, e i cili fatkeqesisht ka kapacitet te madh per te cenuar paqen dhe sigurine ne kete pjese te Ballkanit.