Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Mftaraj, ka thënë se ministrat dhe zyrtarët e lartë në Qeveri që janë duke u hetuar, duhet të japin dorëheqje ose të shkarkohen.
Kështu ka thënë ai, duke thënë se kjo duhet të merret nga parimet përmes së cilave VV-ja ka ardhur në pushtet.
‘’Sidoqoftë, duke marrë për bazë retorikën e LVV sa ka qenë në opozitë dhe parimet mbi të cilat ka ardhur në pushtet duke promovuar qeverisje me duar të pastra, atëherë pritjet legjitime janë që ministrat dhe pozitat e larta në qeveri ose institucione tjera ekzekutive që përballen me hetime penale që lidhen me korrupsion të dorëhiqen ose shkarkohen nga këto pozita.” – ka thënë Miftaraj për Front Online.
Ai ka thënë se sjelljet e VV-së jashtë pritjeve legjitime, ndërtojnë standardin që kjo parti nuk dallon nga të tjerat.
‘’Çdo sjellje e lidershipit të LVV-së jashtë këtyre pritjeve legjitime të ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera në opozitë duke vazhduar avazin e ofrimit të kulturës së pandëshkueshmerisë për personat që hetohen për afera korruptive.” – u shpreh ai.