Lajme

Miftaraj: Kur cenohet pavarësia e gjyqësorit, ata duhet ta mbrojnë vetën

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2022

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar për përplasjen ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit, pas vendimit të këtyre të fundit, për pezullimin e vendimit të Qeverisë, për uljen e pagave për gjykatësit e prokurorët.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Qeveria ka tejkaluar kompetencat e veta, të cilat parashihen me ligj dhe me kushtetutë, dhe në këto raste, gjyqësori nuk duhet të presë, as 5 minuta, për ta mbrojtur pavarësinë e vet.

“Kur cenohet pavarësia e gjyqësorit nga vendimet e kundërligjshme të politikës, gjyqësori nuk duhet të pres as pesë minuta me mbrojtë pavarësinë e tij Secili duhet ti kuptoj deri ku janë kompetencat dhe autorizimet që ia ofron Kushtetuta dhe ligji. Kur këtë nuk e din, e mëson, nëse don!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se pas këtij vendimi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme, në ora 18:00, ku pritet të diskutohet kjo pikë, meqenëse deri më tash gjykatat dhe prokuroritë kanë punuar me staf esencial.

Krejt kjo pas vendimit të Qeverisë për të ia zvogëluar pagat.