Lajme

Miftaraj: Korrupsion endemik në Kosovë është fakt

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2024

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar gjetjet e raporteve ndërkombëtare, të cilat evidentojnë nivelin e lartë të korrupsionit në Qeverinë Kurti.

Ai ka bërë me dije se këto raporte tregojnë se korrupsioni endemik në Kosovë është fakt.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se i pakontestueshëm është edhe fakti se Qeveria Kurti është klienteliste.

“Se ka korrupsion endemik në Kosovë, është fakt. Është fakt i pakontestueshem po ashtu se qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkueshmërisë kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion. Kjo tanim eshte e vertetuar nga raporte kredibile nderkombetare dhe te shoqerise civile ne Kosove, qe ende nuk i jane nenshtruar joshjeve me pozita dhe privilegjeve nga ana e LVV.”, ka shkruar Miftaraj.

Gjithashtu, ai ka kritikuar edhe sistemin prokurorial të Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një sistem prokurorial të pavarur.

“Se kemi sistem prokurorial, me theks te veçante Prokurori Speciale te deshtuar per te hetuar dhe ndjekur korrupsionin e nivelit te larte poashtu eshte fakt i pakontestueshem. Kosova ka nevoje per sistem prokurorial te pavarur dhe me integritet dhe nje qeveri qe udhehiqet nga parime te sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire, per te besuar se ky vend do te behet. Deri atehere, shteti do te jete miqesor dhe i mire vetem per pjesen e atyre qe jane afer dhe i sherbejne me oportunizem partise ne pushtet”, ka shkruar Miftaraj.